Shkopinj brumi me djathë

Ushqime

Shkopinj brumi me djathë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:58
Foto Ilustrim

Shkopinjtë e brumit nuk janë një pjatë e mirëfilltë ama janë gjithnjë të nevojshme për të thyer urinë e vakteve të ndërmjetme.

Nëse keni me vete 3-4 prej tyre, nuk do detyroheni të bleni gjëra të pashëndetshme nëpër dyqanet më të afërta të punës! Mund t’iu shtoni ullinj dhe llojin e djathin zgjidheni sipas dëshirës!Fëmijët do t'i pëlqejnë shumë. 

Përbërësit:
● 1 petë sfoliat, mundësisht katror
● djathë kaçkavall i grirë, sipas dëshirës
● erëza sipas preferencës tuaj: rigon, susam, spec i kuq pluhur, etj.
● 1 e verdhë veze e përzier me një lugë qumësht

Përgatitja:
Hapim petën sfoliat me trashësi 2-3mm, me petës. E vendosim mbi letër furre që të mos ngjisë,
në një tepsi, dhe e vëmë në freezer për 15 min. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës me qumësht. E spërkasim me djathin e grirë dhe me erëza sipas dëshirës.

E vëmë përsëri 5 minuta në freezer dhe më pas e presim në rripa të hollë dhe jo shumë të gjatë (afërsisht 12cm). I përdredhim disa here dhe më pas I vëmë përsëri në freezer për 5 minuta. I pjekim në furrën e ngrohur më parë me 190gradë C, për 10/12 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat