Receta që i shndërron kërpudhat në krokante

Ushqime

Receta që i shndërron kërpudhat në krokante

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:52
Ilustrim

300 gram kërpudha

5 lugë gjelle miell

1 filxhan ujë

200 gram galetë (bukë e thekur e grirë imët)

1 filxhan me vaj luledielli

½ lugë çaji spec i kuq pluhur

Kripë, piper për shije

1.Lani mirë kërpudhat dhe i prisni në copa të vogla.
2.Në një enë bashkoni miellin dhe specin pluhur. Shtoni kripë, piper. I përzieni të gjitha bashkë. Në një tas tjetër shtoni galetën.
3.Merrni kërpudhat, i kaloni fillimisht tek tasi me miell dhe pastaj i kaloni tek tasi me galetë.
4.Në një tigan me vaj luledielli të nxehur, vendosni kërpudhat për t’i skuqur 1 e nga 1.
5.Shërbejeni me një gotë verë të kuqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat