Mollë orizi me domate

Ushqime

Mollë orizi me domate

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Përbërësit për 3 mollë orizi:

240 gr oriz
160 gr pure domatesh
Borzilok
Djathë provolone 50 gr
Ullinj të zinj
Kripë
Fara susami
Vaj ulliri

Përgatitja:

Zieni orizin njësoj siç bëni me makaronat, pra duke e hedhur në ujë të valuar e më pas kulluar. Në një tigan me pak vaj ulliri, skuqni purenë e domates me pak kripë e borzilok. Pak pas skuqjes shtoni edhe orizin. Përziejeni mirë dhe lëreni pak të ftohet përpara se të formoni me të mollët.

Nëse nuk doni t’i punoni me duar, në qese kuzhine, hidhni një sasi të caktuar orizi, vendosni një kubk djathi në mes dhe përpiquni t’i jepni masës formë të rrumbullakët. Hapini më paas qeset dhe shërbeni mollët e orizit duke i dekoruar si në fotografi me copa të prera ullinjsh dhe djathi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat