Kotoletë pule me perime

Ushqime

Kotoletë pule me perime

Më: 22 mars 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:  

1 filetë pule, Kripë, piper, vaj ulliri, hudhër, rozmarinë ,100 g galetë, 100 g miell 2 vezë, 1 kungull, 1 karotë dhe 1 patate.

PËRGATITJA: 

Marinojmë pulën me kripë, piper, vaj ulliri, rozmarinë dhe hudhër. Presim perimet në copa dhe i marinojmë me kripë dhe piper. Lyejmë tavën me vaj ulliri, vendosim perimet. Lyejmë filetën me miell, vezë dhe galetë. E vendosim në tavë në mes të perimeve dhe i pjekim në furrë të para ngrohur me 200 gradë për 30 minuta. E presim në feta dhe e shoqërojmë me perimet e pjekura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat