Kungulleshka të mbushura me djathë në rende

Ushqime

Kungulleshka të mbushura me djathë në rende

Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

• Kungulleshka të njoma, • gjalpë, • djathë-parmezan, • 2 vezë, • 1/2 tubë majdanoz, • kripë piper. Kungulleshkat qërohen duke i gërryer me thikë dhe u pritet maja. Me kujdes u largohet brendia, e cila pritet në kubikë të vegjël (largohen farat).

Gjalpi tundet me të verdhat e vezëve dhe bashkohet me brendinë e kungulleshkave.

Hidhen djathi i kaluar në rende, majdanozi i grirë hollë, kripë, piper dhe vezët e tundura. Me këtë masë të përzier mirë, mbushen kungulleshkat, të cilat mbyllen me pjesën e prerë dhe përforcohen me rrë- mojëse. Radhiten në enë të lyer me gjalpë ose vaj dhe piqen në furrë me temperaturë mesatare.

Kohë pas kohe lagen me lëngun, të cilin e lëshojnë gjatë pjekjes, kurse nëse ka nevojë, shtohet nga pak ujë. Pasi të piqen, mbi u hidhet kos me hudhër. Kungulleshkat mund të shërbehen të nxehta ose edhe pasi të jenë ftohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat