Smoothie me spinaq

Ushqime

Smoothie me spinaq

Më: 11 prill 2021 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Ndryshe nga lëngjet, smoothie jeshil janë ushqime të plota, të pasura me fibra. Janë më të shijshme seç duken, pasi në shije dominojnë frutat, ndërsa jeshilliqet balancojnë ëmbëlsinë e saj. Vitaminat dhe mineralet asimilohen më mirë nga trupi duke reduktuar tundimin për ëmbëlsira, fast food dhe duke ndihmuar dobësimin. Na pastrojnë trupin, duke eliminuar toksinat dhe ujërat e tepërta.

Më poshtë ju sjellim recetën për smoothie me spinaq.

1 filxhan spinaq

1/2 filxhan majdanoz

1/4 tranguj

1/2 karrotë

2 gjethe mente

1 1/2 filxhan me ujë kokos

Të gjithë përbërësit i përzieni në mikser.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat