Tortë me qepë të njoma

Ushqime

Tortë me qepë të njoma

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Përbërësit:

1 brumë brisee? gati, për tavë me diametër 24/26 cm ose i përgatitur si më poshtë (brumin mund ta përgatitni nje ose dy ditë më parë dhe ta ruani në frigorifer):

250 g miell

150 g gjalpë i butë

1 vezë

1 lugë qumësht

1/2 lugë e vogël kripë

Për mbushjen:

5-6 qepë të njoma me bishta

3 vezë

250 ml pana

djathë i bardhë sipas dëshirës - i thërrmuar

majdanoz, piper, kripë

Përgatitja kur kemi petën brisee gati:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 160° C.

1. Vëmë petën brisee? në tavën me letër furre, e shpojmë bazën me pirun dhe e lëmë mënjanë.

2. Qepët e qëruara i ndajmë në dy ose katër pjesë në bazë të trashësisë së  tyre dhe i shpërndajmë në tavë bashkë me djathin. Vezët i rrahim me pirun në nje tas bashkë me panën, kripë, piper dhe me pas e hedhim ne tave mbi qepet e djathin. Shperndajme majdanozin siper dhe e veme taven te piqet per 30 minuta afërsisht ose derisa të shohim që kremi me pana te jetë mpiksur dhe brumi te ketë marrë ngjyrë lart dhe poshtë.

Përgatitja në rastin kur e pergatisim vete brumin brisee:

Në  robot, me funksionin me thika (atë të grirjes) ose ne nje tas, përziejmë me dorë per 1 minut miellin, kripen dhe gjalpin të prerë në kubikë, derisa te bëhen si therrime. Shtojme më pas vezen dhe qumështin. Pastaj e punojmë brumin në tavoline derisa të bëhet homogjen dhe nëse është nevoja, shtojmë edhe 1 lugë tjetër qumësht. E hapim brumin me petës e pak miell dhe më pas e sistemojmë me dorë në tavë, me letër furre ose të lyer me gjalpe e miell. E lëmë dhe një orë tjetër të pushojë në frigorifer ose 30 minuta në ngrirje.

Mos e anashkaloni këtë proces, sepse gjatë pjekjes brumi do ta humbasë formën.

Më pas, për ta mbushur, veprohet si receta më lart.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat