3 Salca që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj, të përgatitura nga perimet sezonale

Ushqime

3 Salca që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj, të përgatitura nga perimet sezonale

Më: 12 prill 2021 Në ora: 11:45
Foto Ilustrim

Me ardhjen e sezonit të perimeve, ju mund të zgjidhni një shumëllojshmëri  perimesh të freskëta për të pasuruar çdo vakt.

Salcat me bazë perimesh janë zgjidhja më e shëndetëshme për t’i dhënë shije ushqimeve tuaja.

Përveçse janë të pasura me vitamina do t’ju duhet shumë pak kohë për t’i përgatitur.

Me ardhjen e sezonit të perimeve, ju mund të zgjidhni një shumëllojshmëri  perimesh të freskëta për të pasuruar çdo vakt.

Janë mënyra perfekte për të zëvëndësuar salcat e konservuara dhe aspak të shëndetshme.

Të përshtatshme për shoqërimin e pjatave të para siç janë makaronat, sallatrat apo edhe pjatave kryesore si mishi dhe tavat e ndryshme.

Salcë me kungulleshka

5 kungulleshka me madhësi mesatare

100gr djath kaçkavall i grirë

1 tufë majdanoz

1 thelpi hudhër

100gr bajame

nenexhik

kripë

piper

vaj ulliri

Përgatitja

Lani kungulleshkat dhe pritini në kuba të vegjël.

Vendosini në një tigan duke i spërkatur me pak vaj ulliri, shtoni edhe hudhrën për t’i dhënë shije.

Pasi ti keni skuqur pak, shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.

Lërini në zjarr edhe për 5 minuta duke i shtuar gjysmë gote ujë.

Mbulojeni tiganin me një kapak dhe lëreni  në zjarr të avashtë per 5 minuta të tjera.

Pasi kungulleshkat të jenë të buta, lërini të ftohen për disa minuta.

Vendosini më pas në mikser duke shtuar edhe djathin kaçkavall të prerë në kubikë të vegjël, majdanozin dhe dy ose tre gjethe nenexhik.

Miksojni të gjitha bashkë për disa sekonda në mënyrë që salca juaj të mos shkrihet e gjitha gjatë proçesit.

Shtoni bajamet ose arrat, kjo varet sipas dëshirës tuaj pasi rezultati në fund do të jetë i njëjtë.

Vazhdoni t’i miksoni dhe për disa sekonda të tjera derisa të shikoni që bajamet janë thërrmuar.

Më pas salca juaj do të jetë gati për t’u shërbyer me makarona apo si shoqëruese e pjatave dhe mishrave të ndryshëm.

Mund ta ruani në frigorifer në kavanoza hermetikë.

Salcë me speca

4 speca

80gr djath kaçkavall

70 gr arra

1 tufë borzilok

1 thelpi hudhër

nenexhik

kripë

piper

vaj ulliri

Përgatitja

Lani, pastroni dhe prisni në kubikë të vegjël specat.

Vendosini në tigan me pak vaj ulliri dhe një thepli hudhër.

Më pas shtoni sipas dëshirës kripën dhe piperin.

Lërini në zjarr për 5 minuta duke i shtuar gjysmë gote ujë.

Pasi uji të ketë avulluar pak, mbuloni me kapak tiganin dhe lëreni në zjarr të ulët për 10 minuta

Pasi të jenë bërë gati specat lërini të ftohen për disa minuta duke i kaluar në mikser.

Shtoni edhe djathin kaçkavall të prerë në kubikë, borzilokun dhe disa gjethe nenexhik.

Miksojini për disa sekonda dhe më pas shtoni arrat duke vazhduar me miksimin edhe për disa sekonda të tjera.

Më pas salca juaj do të jetë gati për t’u shërbyer me makarona, apo për ta shoqëruar me ushqime të tjera.

Vendoseni në kavanozë hermetikë dhe ruajeni në frigorifer.

Salcë me domate

500gr domate të vogla ose 4 domate normale

100gr gjizë

100gr bajame

gjysmë gote vaj ulliri (120 ml)

1 tufë borzilok

1 thelpi hudhër

kripë

piper

Përgatitja

Lani domatet dhe pritini në gjysmë.

Nëse nuk ju gjenden domate të vogla në shtëpi, mund të përdorni 4 domate normale jo shumë të pjekura.

Domatet e mëdha pritini në kubikë të vegjël.

Hidhini copat e domateve në mikser bashkë me gjizën dhe miksojini për disa sekonda.

Më pas shtoni  borzilokun, hudhrën, vajin, kripën dhe piperin duke vazhduar përzierjen.

Shtoni bajamet duke vazhduar miksimin edhe për disa sekonda të tjera.

Sigurohuni që bajamet të mos shkrihen totalisht në mënyrë që salca juaj të mos jetë shumë kremoze.

Më pas hidheni salcën në një kavanoz nga ku mund ta shërbeni sipas dëshirës.

Veçanërisht salaca me domate këshillohet të përdoret në makarona si një shije e shtuar për pjatën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat