Top 6 ushqimet për verë

Ushqime

Top 6 ushqimet për verë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:09
Foto Ilustrim

SHALQIRI

Shalqiri 92 për qind e peshës së tij është ujë, që ndikon që ju të mos mbeteni të dehidruar. Duke qenë të hiruar, kujtesa juaj funksionon më së miri dhe jeni më stabil. Është i pasur me shumë antioksidues si vitamina A dhe C dhe likopen, që redukton rrezikun për diabet, kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.

GJALPË QUMËSHTI

Duke konsumuar gjalpë qumështi gjatë një dite të gjatë e të ngrohtë në diell, kjo është mënyra për ta luftuar dehidrimin dhe dhimbjet. Posedon shumë ujë përderisa një gotë me gjalpë qumështi ndihmon në hidratimin e trupit tuaj. Po ashtu e ndihmon stomakun dhe tretjen. Po ashtu është ushqim i hatashëm për lëkurën.

TRANGUJT

Trangujt janë ushqimi ideal që ju freskon gjatë verës. Po ashtu posedojnë shumë ujë në përmbajtjen e tyre dhe trupin jua mbajnë të freskët. Enzima e quajtur erepsin, e gjetur te trangujt ndihmon në shëndetin e zorrëve. Përmirëson tretjen. Plus përmban vitamina C që e mbrojnë lëkurën nga rrezet ultravjollcë.

MANGOTË

Tashmë të pranishëm në këtë sezon të verës, efekti freskues i mangos ju mban me energji në ditët e ngrohta të verës. Plus, magotë janë të pasura me vitamina A, C dhe E që janë esencial për një shëndet të mirë. Mund t'i hani të vetme apo edhe t'i përzieni për të krijuar një pije. Po ashtu lëngu i saj parandalon pikën në tru.

JOGURTI GREK

Jogurti grek është i përsosur për stinën e verës, duke e freskuar trupin dhe duke ndihmuar ta shpërndajë të nxehtit nëpër trup. Së bashku me proteina dhe kalcium, jogurti grek përmban probiotik, si dhe parandalon infeksionet në zorrë. Mund të konsumoni një gotë jogurt grek për të freskuar trupin dhe shpirtin gjatë verës.

DOMATET

Të pranishme në lloje të ndryshme dhe forma e madhësi, domatet janë ushqim me vlera të larta ushqyese si ushqimi veror. Një domate e mesme nga madhësia posedon përafërsisht 95 për qind ujë, që ndihmojnë ta mbajnë trupin e hidratuar. Domatet janë të pasura me likopen, fitokemikate që mbron lëkurën tuaj. Domatet janë të pasura me vitamina B6, C, A, K dhe E.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat