Fytyra juaj s’do t’i njohë rrudhat pas konsumimit të shpeshtë këtyre ushqimeve

Ushqime

Fytyra juaj s’do t’i njohë rrudhat pas konsumimit të shpeshtë këtyre ushqimeve

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Disa ushqime duhen reduktuar, disa janë të shëndetshme e disa jo, megjithatë të gjitha ushqimet kanë vlerat e tyre. Të tillë janë edhe këto ushqime të cilat njihen për vetitë mrekullibërëse në lëkurë dhe për më tepër garantojnë rini të përjetshme.

1. Vaji ekstra i virgjër i ullirit

Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu vitamina A dhe E luftojnë plakjen e lëkurës.

2. Manaferrat

Janë të pasura me hekur, magnez, antioksidantë, vitamina C dhe E. Ato parandalojnë sëmundjet, por mbi të gjitha ndihmojnë për të përmirësuar gjendjen e lëkurës.

3. Verë e kuqe

Ajo në fakt konsiderohet si një aleat për shëndetin dhe bukurinë. Një gotë në ditë, jo vetëm që ul presionin dhe mbron zemrën, por edhe redukton diabetin. Gjithashtu përmban një substancë të quajtur resveratrol, e cila pengon plakjen e lëkurës.

4. Avokado

Është i mirënjohur për të shmangur plakjen e parakohshme të lëkurës. Ky frut është i pasur me vitaminë E (e cila ngadalëson procesin e plakjes), por edhe me vajra që stimulojnë formimin e kolagjenit.

5. Ananasi

Nëse doni të jeni gjithmonë të freskëta dhe të tonifikuara nuk duhet ta ndani një ananas në dietën tuaj të përditshme. Pasi kjo frutë është e pasur me antioksidantë, si dhe vitaminë C (e cila lufton radikalet e lira). Po ashtu është një aleat i vlefshëm në luftën kundër celulitit.

6. Arra e kokosit

Kjo frutë është në fakt e pasur me kalium, magnez, kalcium dhe natrium, si edhe me aminoacide e proteina: Një përzierje që shërben si një pastrues efektiv dhe detoksifikues.

7. Aloe vera

Bimë e njohur për vetitë e saj mjekësore, aloe vera është një nga mjetet më të përdorura natyrore për lëkurën. Ka veti detoksifikuese dhe antioksidante që lufton radikalet e lira dhe si pasojë plakjen e qelizave të trupit. Pirja e lëngut të aloe-s sjell përmirësime, jo vetëm në lëkurë, por edhe për thonjtë dhe flokët.

8. Tërshëra

Ndër të gjitha drithërat, ai që e ka provuar, e aprovon se ajo ka potencialin më të madh në luftën kundër plakjes. Tërshëra është e pasur me karbohidrate, minerale dhe vitamina. Ajo lufton dehidratimin. Nuk është rastësi që tërshëra është përdorur në përbërjet kozmetike.

9. Kërpudha Reishi

Është ende pak e njohur në Shqipëri, por ajo ka filluar të përhapet edhe në Evropë. Ajo shërben si antioksidante, antibakteriale, stimulon imunitetin, por shërben edhe si qetësues, antialergjik dhe anti-inflamator.

10. Çokollata e zezë

Ka fakte shkencore që çokollata e zezë zgjat jetën. Një copë në ditë ul presionin e gjakut, çka do të thotë se do të jemi më pak të rrezikuara për sulme në zemër ose në tru. Pastaj ajo ka një përmbajtje të lartë të antioksidantëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat