5 ushqime që duhet të shmangni nëse ju ndodh të shkoni shpesh në tualet

Ushqime

5 ushqime që duhet të shmangni nëse ju ndodh të shkoni shpesh në tualet

Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:56
Ilustrim

Një fshikëz urinare tepër aktive është një problem shumë delikat dhe mjaft i përhapur që prek shumë njerëz. Ky problem nuk i lejon njerëzit të bëjnë një jetë normale dhe simptomat janë: urinim i shpeshtë dhe nxitje të fortë të shpeshta për të shkuar në tualet. Për të parandaluar këtë problem, më poshtë abcnews.al do ju tregojë 5 ushqime që duhet t’i shmangni.

1. Ushqimet pikante

Nëse jeni adhurues i ushqimeve pikante, ky është një lajm i keq për ju. Por, një ushqim i tillë nuk ndikon mirë në sistemin tuaj urinar. Ushqimi pikant vetëm përkeqëson gjendjen tuaj, dhe kjo është arsyeja pse duhet të kufizoni konsumin e tyre ose të hiqni dorë plotësisht.

2. Ushqimet me sheqer

Të gjithë e dimë që ushtrimet me sheqer janë të dëmshme për shëndetin tonë, veçanërisht për njerëzit me fshikëz tepër aktive. Këto ushqime do ju bëjnë të shkoni shpesh në tualet për të urinuar dhe mund të irritojnë fshikëzën tuaj. Në vend që të hani diçka të ëmbël, merrni një karamele ose hani fruta, informon abcnews.al.

3. Kafja

Kafja ka një ndikim të keq në punën e trurit tuaj, në zemër dhe në fshikëz. Kjo pije e mbingarkon fshikëzën tuaj, prandaj është një ide e mirë të hiqni dorë prej saj ose të reduktoni konsumin ditor.

4. Lëngje boronicë ose agrumesh

Manaferrat dhe lëngjet janë të shëndetshme, por, sidoqoftë boronicat dhe lëngjet e agrumeve përmbajnë elementë që irritojnë fshikëzën dhe përkeqësojnë gjendjen, informon abcnews.al. Kjo është arsyeja pse, nëse keni një fshikëz urinare tepër aktive, duhet të shmangni këto ushqime.

5. Domatet

Është fakt i njohur që domatet janë të dobishme për shëndetin tonë. Kjo është arsyeja pse për shumicën e njerëzve është një nga perimet që gjendet gjithmonë në kuzhinë. Sidoqoftë, nëse keni një fshikëz urinare tepër aktive, duhet të shmangni ngrënien e këtij perimi pasi është shumë acid dhe përmban shumë ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat