Supë peshku me karota e patate

Ushqime

Supë peshku me karota e patate

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Përbërësit për supën: 1 kokë salmoni (mund ta bëni në të njëjtën mënyrë dhe me peshk çfarëro), 1 kungull, 2 karota, 2-3 patate, kripë, piper, limon, majdanoz dhe vaj ulliri.

Përgatitja:  Patatet i grijmë kubik të vegjël në mënyrë që të ziejnë më shpejt dhe i vendosim të ziejnë me pak kripë për 20-25 minuta. Pasi jane zierë nxirret koka e peshkut dhe perimet me kujdes. Kullojmë lëngun, ndërkohë perimet i vendosim në blender dhe shtojmë lëng deri sa të mbulohen.

Ndërkohë nga koka e peshkut heqim pjesët e ngrënshme që t’i shtojmë në supë. Masën homogjene të përfituar nga blenderi e kalojmë nlë tenxhere dhe i japim një valë 3-4 minuta.

Rregullojmë kripën dhe i hedhim pak kripë, piper dhe vaj ulliri duke shtuar edhe peshkun në tenxhere. I shtrydhim gjysmë limoni dhe e keni gati. Ju bëftë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat