Ushqimet dhe veprimet që ua rrisin energjinë dhe qëndrueshmërinë

Ushqime

Ushqimet dhe veprimet që ua rrisin energjinë dhe qëndrueshmërinë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Qëndrueshmëria është e rëndësishme për të gjithë, duke filluar nga atletët, e deri te punëtorët e fabrikave dhe të zyrave.Ja si ta rritni atë.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është një preparat i mirë për ta luftuar lodhjen. Ajo ndihmon në alkalizimin e organizmit, me qëllim që ta ruani energjinë. Për më tepër, ky tonik i shëndetshëm është plot me elektrolite, gjë që ndikon në rritjen e energjisë së organizmit. - Përziejeni 1 lugë të gjellës uthull molle të pafiltruar me pak mjaltë, në një gotë me ujë dhe pijeni dy herë në ditë.

ÇAJI I GJELBËR

Një filxhan i çajit të gjelbër po ashtu mund t'ua rritë qëndrueshmërinë dhe energjinë. Polifenolet që gjenden në të ua largojnë lodhjen, stresin dhe ju ndihmojnë që të flini më mirë. - Shtojeni 1 lugë gjelle gjethesh të çajit të gjelbër në një gotë me ujë të valë. Mbulojeni dhe lëreni që të qëndrojë për 5 minuta. Kullojeni, qitni mjaltë dhe pijeni këtë çaj 2-3 herë në ditë.

HANI USHQIME TË PASURA ME MAGNEZ

Qoftë edhe një mungesë e lehtë e magnezit ndikon në uljen e energjisë dhe qëndrueshmërisë. Magnezi luan një rol të rëndësishëm në zbërthimin e glukozës në organizëm. Prandaj, kur t'ju mungojë energjia, përfshini më shumë magnez në dietën tuaj. Sasia ditore e nevojshme e magnezit është 300 mg për femra dhe 350 mg për meshkuj. - Burime të mira të magnezit janë perimet e gjelbra me fletë, arrat, farat, peshqit, avokado, bananet dhe çokollata e zezë.

QËNDRONI AKTIVË

Mund të mos duket e logjikshme, por sa më aktivë që të jeni, sidomos duke ecur, do ta keni një nivel më të lartë të energjisë. Ecja ndihmon në zhvillimin e kapacitetit të mushkërive dhe i forcon muskujt, duke e përmirësuar edhe tretjen. Tërë këto ndikojnë në rritjen e energjisë në organizëm. - Bëni një ecje të shkurtër çdo mëngjes, në ambient të hapur. Sipas mundësisë, ecni mbi bar. - Noti, ngasja e biçikletës dhe disa ushtrime të tjera ndikojnë dukshëm në rritjen e qëndrueshmërisë.

PRAKTIKOJENI FRYMËMARRJEN ME DIAFRAGMË

Duke e praktikuar frymëmarrjen me diafragmë, ju ndikoni në rikthimin e energjisë. Kur në organizmin tuaj të hyjë një sasi më e madhe e oksigjenit, ai ka një efekt qetësues në mendjen tuaj, duke e luftuar stresin dhe ankthin. 1. shtrijuni në një vend të rehatshëm dhe relaksoni muskujt. 2. Qitni duart mbi bark. 3. Merrni frymë thellë nëpërmes hundës për rreth 2 sekonda. 4. Më pas, nxirreni frymën ngadalë nëpërmes gojës, për rreth 4 sekonda. 5. Përsëriteni për 10 minuta. 6. Bëjeni këtë 2-3 herë në ditë.

RRINI TË HIDRATUAR

Uji përbën 65 deri 70% të trupit tonë dhe kur organizmi ka mungesë të ujit, kjo ndikon në uljen e energjisë. Duke e mbajtur organizmin tuaj të hidratuar, ju e largoni lodhjen dhe e mbani të lartë nivelin e energjisë. Uji e rritë edhe qëndrueshmërinë, meqë lufton lodhjen e muskujve. - Pini sasi të mjaftueshme të ujit gjatë tërë ditës, në intervale të rregullta. - Mund të pini edhe lëng të bërë në shtëpi, nga pemët dhe perimet. - Kafja, si dhe pijet alkoolike ndikojnë në dehidrimin e organizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat