6 ushqimet që e luftojnë stresin

Ushqime

6 ushqimet që e luftojnë stresin

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Falë stilit të jetës plot me tension, shumica prej nesh e përjetojmë stresin. Dihet se stresi i tepërt shkakton efekte të dëmshme në trup, diskonim dhe sjellje. Madje ndikon në probleme psikike afatshkurtër dhe afatgjatë, si kujtesë të dëmtuar, shtypje të lartë të gjakut, sëmundjet koronare të zemrës, osteoporozë dhe sistem të dobësuar imun. Mënyra më e mirë për ta luftuar stresin është identifikimi i shkaktarit dhe të provohet me zbutjen e tij. Duke pasur një qasje pozitive dhe përmirësimi i ushqimit mundet të ndikojë në kontrollin e stresit. Po ashtu ekzistojnë ushqime të caktuara që ndihmojnë në luftimin e stresit.

ÇAJI I GJELBËR

Çaji i gjelbër përmban antioksidues të fortë, si polifenolet, flavonoidet dhe katehina. Të gjithë këta antioksidues kanë efekt qetësues në mendjen dhe trup, e që mund të përdoren si ndihmë në krijimin e një disponimi pozitiv. Plus, përmban një aminoacid të quajtur tetaninë, e cila relakson dhe përmirëson përqendrimin dhe vëmendjen. Në bazë të një studimi, të publikuar në revistën "Journal of Clinical Nutrition", njerëzit që kanë konsumuar së paku pesë gota çaj të gjelbër në ditë kishin shëndet më të mirë n krahasim me ata që kishin konsumuar vetëm një gotë.

BORONICAT

Boronicat përmbajnë shumë antioksidues, të cilët ndihmojnë në reduktimin e nivelit të stresit. Boronicat po ashtu përmbajnë vitamina C dhe E, së bashku me mineralet si magnez dhe mangan, të cilët ndihmojnë në reduktimin e stresit. Konsumimi i tyre i rregullt ndihmon edhe te depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e tjera që mund të shfaqen si pasojë e stresit. Po ashtu mund ta pini edhe lëngun e tyre.

PORTOKAJTË

Portokajtë janë të pasur me vitamina C, që e forcojnë sistemin imun dhe gjithashtu janë një antioksidues, i cili lufton veprimet e radikalëve të lirë. Stresi ka për qëllim rritjen e radikalëve në trup. Portokajtë po ashtu posedojnë shumë vitamina A dhe B si dhe minerale të ndryshme të shëndetshme. Për t'u kënaqur me nutrientet në portokaj, thjeshtë pini çdo ditë nga një lëng të shtrydhur portokalli. Po ashtu mund t'i shtoni edhe në desertë.

QUMËSHTI

Ata që rregullisht konsumojnë qumësht janë më pak të stresuar. Një gotë qumësht i ofron trupit një sasi të madhe me antioksidues, së bashku me vitamina A dhe D, kalcium dhe proteina. Të gjitha këto nutriente mundet të ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë që lirohen në trup kur ndiheni të stresuar. Kafjalli më i mirë është kur qumështin ia shtoni flluskave. Po ashtu, për gjumë të mirë, para se të shkoni në gjumë pini një gotë qumësht të ngrohtë. Nëse nuk e pëlqeni qumështin, hani djathë dhe pini jogurt.

BAJAMET

Shumë arra, e sidomos bajamet, janë të pasura me shumë vitamina B dhe E, magnez, zink, selen dhe vajra të shëndetshme që ofrojnë veti shëruese kundër stresit. Mund t'i hani të freskëta apo edhe të pjekura, si ushqim i grimcuar i shëndetshëm. Po ashtu bajamet mund t'i shtoni edhe në ëmbëlsira dhe pjekurina. Pos tyre, të shëndetshme janë edhe fëstëkët, lajthitë, që ulin hormonet e tersit, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe shtojnë nivelin e energjisë.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Një studim i publikuar në revistën "American Chemical Society" të "Proteome Research" pohon se konsumimi i një pjese të çokollatës së zezë redukton hormonet e stresit në trup. Çokollata e zezë është e pasur me magnez, mineral ky që ndihmon në luftimin e stresit, dhimbjet, depresionin. Pjesa më e mirë e çokollatës së zezë është se njerëzit e pëlqejnë. Sa herë të ndiheni të stresuar, hani pak çokollatë të zezë dhe s'hynë shpejtë do ta përmirësoni disponimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat