Të shpejta dhe të shijshme, ja si të përgatisni qoftet me oriz dhe djathë

Ushqime

Të shpejta dhe të shijshme, ja si të përgatisni qoftet me oriz dhe djathë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Sekreti që të kemi qofte kompakte dhe të mos u prishet forma kur skuqen, është që orizi të jetë i zier një natë më parë, pra, të jetë shumë i ftohtë.

Përbërësit për 5-6 persona: 400 g oriz për supë, nga ai që shton gjatë zierjes, 3 kokrra vezë, 1 bustinë shafran, 1 copë djathë kaçkavall i grirë, 1 djathë Mozzarella, bukë e thekur e grirë sipas nevojës dhe vaj për t’i skuqur.

Përgatitja: Një natë më parë ziejmë orizin në një tenxhere me ujë të kripur ku kemi hedhur edhe një bustinë shafran. Kur të përfundojë së zieri, por jo të bëhet llaç, e kullojmë në një sitë të imët dhe e lëmë të ftohet. Në një tas hedhim orizin e zier, vezët, djathin kaçkavall, pak kripë e piper dhe i përziejmë të gjitha.

Duhet të kemi një përzierje jo shumë të qullët. Lagim duart dhe marrim pak nga brumi me oriz, vëmë në mes një copë Mozzarella, dhe i japim formë të rrumbullakët sa një kokërr arrë ose formë të stërzgjatur. I lyejmë në bukë të thekur të grirë nga të gjitha anët. Vëmë në zjarr një tigan të thellë me shumë vaj dhe skuqim qoftet, derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. I heqim dhe i vëmë në një pjatë ku kemi shtruar letër thithëse kuzhine, për t’u hequr vajin e tepërt. I shërbejmë të ngrohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat