Zbutni valën e të nxehtit, këto ushqime e ftohin organizmin

Ushqime

Zbutni valën e të nxehtit, këto ushqime e ftohin organizmin

Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

P asi që temperaturat po rriten, e kemi gjithnjë e më të vështirë të ftohemi. Zgjedhja e gabuar e ushqimeve në stinën e verës mundet të na e vështirësojë jetën. Prandaj, zgjidhni atë ushqim që ka efekt ftohës gjatë ditëve të ngrohta të verës.

Gjatë kësaj stine temperaturat e larta mund të shkaktojnë humbjen e lëngjeve nga trupi, grumbullimin e helmeve dhe dehidrimin.

Simptomat e ngrohjes së tepërt mund të jenë: ndjenja e të ngrohtit, djersitje, etje, kapsllëk, të vjella, sy të skuqur, fytyrë të skuqur, dhimbje koke, ndjeshmëri e tepërt, puls i shpejtë i të rrahurave dhe infeksione në lëkurë Shmangni: Ajo që duhet shmangur janë sheqeri, erëzat, kafeina dhe alkooli.

Ushqimet që ftohin: Pemët: mollët, bananet, grejpfruti, kivi, limoni, portokalli, dardhët, dredhëzat, shalqiri. Perimet: selino, trangujt, patëllxhani, perimet me gjethe të gjelbër, domatet e freskëta. Drithërat: elbi, meli, gruri integral. Ushqimet neutrale: Pemët: kajsia, fiku, rrushi, ullinjtë, ananasi, kumbulla. Perimet: karota, lakra kineze, misri, patatja, kungulli, patatja e ëmbël, bizelja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat