Për 5 minuta mund të bëni meringa të shijshme si këto në mikrovalë

Ushqime

Për 5 minuta mund të bëni meringa të shijshme si këto në mikrovalë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:21
Meringa

Meringat janë ëmbëlsira të përftuara në përzierja delikate e të bardhave të vezëve me sheqer pluhur. Kanë shumë përdorime në kuzhinë: mund t’i shjojmë vetëm, të dekorojmë tortat apo ëmbëlsirat. Nëse kemi të bardha vezësh që na kanë mbetur nga receta tjera, kjo është një ide e mirë. Mund t’i realizojmë për 5 minuta.

Për të realizuar këtë recetë ju duhet një qese ose xhep kuzhine me forma të dhëmbëzuara për t’u dhënë atyre trajtën tipike.

Përbërësit:

Një e bardhë veze

350 gr sheqer pluhur

Pak kripë

Ngjyrues ushqimor (opsional)

Rruaza të vogla sheqeri për dekor (opsionale)

Përgatitja:

E vendosim të bardhën e vezës në një tas dhe e rrahim me dy pirunj. Shtojmë gradualisht sheqerin pluhur dhe kripën dhe i rrahim me rrahëse.

Mund të shtoni disa pika limon për të larguar disi shijen e vezës.

Duhet të përftojmë një masë kremoze dhe elastike.

Shtojmë ngjyruesin ushqimor dhe rruazat e sheqerit.

Formojmë meringat në dimensionin e një arre dhe i vendosim në pjatën e mikrovalës.

I lëmë në mikrovalë për 90 sekonda

Presim të ftohen dhe i shërbejmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat