Ramstek i marinuar

Ushqime

Ramstek i marinuar

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

1 kg. mish i pastruar nga zhapat, 6 lugë vaj, 1 lugë mustardë, lëng limoni, piper të zi dhe të gjelbërt kokërr të shtypura, fletë dafine, rigon.

Mishi I pastruar nga zhapat, kriposet, I hidhet vegetë, piper, mustardë, vaj dhe fërkohet mirë, në mënyrë që mëlmesat të depërtojnë nga të gjitha anët. Lidhet me penjë dhe pas kohë pas kohe rrotullohet. Pas 2-3 orë ramsteku skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët.

Futet në furrë të nxehtë me temp. 250 gradë C për t'u pjekur për 25 min. Pasi të largohet nga furra, mbështillet në alufolie edhe 15 min, pastaj largohen penjët, pritet në feta dhe shërbehet me perime të ziera. Lëngut të cilin e lëshon gjatë pjekjes, I shtohet verë e bardhë dhe pasi të marrë valë, kullohet, derdhet në enë për salcë dhe shërbehet me mish.

Variant salce për ramstek: Pjesët e prera të mishit nga ramsteku, skuqen në vaj. Shtohen 3 karrota të prera në rrathë, selino e prerë në kubik, 2 purrinjë, 4 domate të prera në copa të vogla, ose 300 gr. lëng domatesh, hudhër, kokrra piperi të shtypura, ruzmarinë dhe 1 fletë dafine. Të gjitha këto ziejnë 40 min në zjarrë të ulët. Perimet kalohen në sitë. Kullohet salca, vlon edhe pak gjersa të trashet, kriposet sipas shijes dhe shërbehet me ramstek të pjekur, mish të skuqur ose të zier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat