Ushqimet që nuk duhet të ngrohen në mikrovalë

Ushqime

Ushqimet që nuk duhet të ngrohen në mikrovalë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Të gjithë ne e përdorim shumë shpesh, por a keni menduar ndonjëherë se cilat ushqime nuk duhet të nxehen në mikrovalë?

Ne do ju sjellim disa nga ushqimet që nuk duhet të nxehën asnjëherë.

Orizi

Orizi që ngrohet në mikrovalë mund t’ju helmojë. Për të shmangur të vjellat ose diarrenë, ruajeni orizin në frigorifer, pasiqë në këtë mënyrë është i sigurt për ngrënie.

Kërpudhat

Proteinat e kërpudhave ndryshojnë strukturën e tyre kur sërish i ngrohim dhe mund të bëhen shumë të rrezikshme.

Qepa, selinoja dhe panxhari i kuq

Këta artikuj shumë shpesh mund të gjenden në supa dhe çorba. Megjithatë, nëse i ngrohni, mund të ngopen me helme.

Vajrat dhe yndyrat

Shumica e vajrave oksidohen shumë shpejt, siç janë vaji i lajthive, i arrave, vaji i kokrrave të rrushit dhe ai i avocados. Më së miri do të ishte që asnjë lloj yndyre të mos e përdorni disa herë, por duhet ta hidhni menjëherë pas përdorimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat