Ja çfarë të hani në mëngjes, që të ndiheni të ngopur gjatë gjithë ditës

Ushqime

Ja çfarë të hani në mëngjes, që të ndiheni të ngopur gjatë gjithë ditës

Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Gjithçka lidhet me balancimin e karbohidrateve, sheqernave, yndyrave apo proteinave me minrealet dhe vitaminat e duhura.

I mbani mend gjyshet kur këmbëngulnin për rëndësinë e një mëngjesi të pltoë? Epo kanë patur një të drejtë, shkruan “AgroWeb”.

Pavarësisht se preferoni të ëmblat apo të kripurat, të ngrohtat apo të ftohtat, ka disa ushqime që duhet t’i përfshini patjetër.

Gjithçka lidhet me balancimin e karbohidrateve, sheqernave, yndyrave apo proteinave me minrealet dhe vitaminat e duhura.

Sigurohuni që të Konsumoni Yndyrna Të Shëndetshme

Yndyrnat nuk vijnë vetëm nga gjërat e skuqura, të cilat le të themi të vërtetën që nuk janë shumë të mira për organizmin.

Pork a një grup prej tyre të cilat vijnë nga baza bimore të cilat janë shumë të domosdoshme për organizmin.

Këto yndyrna janë thelbësore për funskionin e trurit, niveleve të energjisë, shëndetit të flokut, lëkurës dhe thonjve.

Ushqime si avokadot, farat chia, farat e linit, bajamet, shqemet, vaji i peshkut apo vezët janë të pasura pikërisht me këto yndyrna mirëbërëse.

Karbohidratet Komplekse Ju Vijnë Në Ndihmë

Dietat na kanë bërë të mendojmë se karbohidratet janë fajtore për shtimin në peshë, por faktikisht nëse konsumohen siç duhet ato nxisin rënien nga pesha.

Karbohidratet mund t’i gjeni edhe tek perimet apo frutat gjë që ju jep mundësinë që të jeni akoma edhe më të shëndetshëm.

Mbusheni Pjatën me Proteina

Shumë persona pa e ditur vuajnë nga mungesa e proteinave duke ndikur në masën muskulore dhe shëndetin e organeve.

Proteinat që nuk duhet t’i ndani gjatë mëngjesit tuaj janë: vezët, gjalpi i kikirikut, kosi,

Mos Harroni Vitaminat dhe Mineralet

Mëngjesi është vakti i parë i ditës dhe mundësia për t’i dhënë trupit tuaj energjinë që të përballojë ditën.

Nëse ju përfshini produkte të pasura me vitamin dhe minerale ju e ushqeni organizmin dhe e ndihmoni atë që të jetë i shëndetshëm.

Gjithashtu, AgroWeb.org ju sugjeron që të tregoheni të vëmendshëm që ushqimet që përfshini të jetë edhe të plotë.

Pra zgjidhni boronica, banane, fara kërpi, selino, fiq, mollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat