5 ushqime të shëndetshme që ju shëndoshin

Ushqime

5 ushqime të shëndetshme që ju shëndoshin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:13
Ilustrim

Jo të gjithë ushqimet e shëndetshme nuk lejojnë që ju të fitoni peshë.

1. Avokado

Avokado është një frut i shëndetshëm plot fibra, antioksidenatë dhe yndyra. Fatkeqësisht, një akovado ka rreth 320 kalori, pak më pak se një biftek pa yndyrë me madhësi mesatare.

2. Arra

Arrat kanë shumë yndyra omega-3, vitaminë E, fibra dhe proteina. Kaloritë e tyre janë të ndryshme. Bajamet për shembull përmbajnë 7 kalori. Jo shumë apo jo? Problemi është sa bajame hani ndërsa jeni duke parë televizor. Një paketë prej 200 gramësh, për shembull, përmban 1150 kalori.

3. Frutat e thata

Frutat e thata kanë disa nga vetitë më të dobishme të frutave të freskëta, të tilla si sasi të larta të vitaminës A, fibrave. Meqenëse ato janë tharë, pesha dhe vëllimi i tyre zvogëlohet me ¾, që praktikisht do të thotë se një frut që peshonte 10 gram, peshon 2.5 gram, ndërsa kaloritë do t’i ketë të njëjta.  Për shembull, një filxhan rrush ka rreth 100 kalori, ndërsa një filxhan rrush i thatë ka 430 kalori.

4. Sallata

Sallatat përmbajnë perime dhe nganjëherë fruta, të cilat janë të mira për shëndetin dhe peshën tonë. Atëherë pse është në listë? Përgjigja është zakoni i keq i hedhjes së vajit. Një sallatë me kastravecë dhe domate përmban 40-50 kalori. Kur shtoni vajin pa e matur mund të arrijë deri në 500 kalori.

5. Drithërat

Dietologët sugjerojnë ngrënien e drithërave, sepse janë të pasura me fibra dhe rrisin nivelet e glukozës në gjak. Për shkak të sasisë së fibrave ato indirekt mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, pasi na bëjnë të ndihemi të ngopur. Sidoqoftë, produktet me drithëra të plota kanë të njëjtat kalori si produktet e ngjashme të përpunuara. Për shembull, një fetë bukë ka 65-75 kalori, pavarësisht nga ngjyra e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat