Pulë e mbushur

Ushqime

Pulë e mbushur

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

1 pulë e madhe, 1 palë mëlçi pule, 100 gr mish i bluar, 1 rriskë bukë bajate pa kore, kripë, piper, arrë moskati, rozmarinë, 2 qepë, 1 kg patate, 3-4 karota, 2 thelpinj hudhre, 1/2 gotë verë të bardhë.

Mëlçitë dhe buka bluhen në makin mishi. Shtohen mishi i bluar, kripë, piper arrë moskati, majdanoz i prerë imët, rozmarinë dhe të gjitha përzihen mirë. Mbushet pula dhe qepët me penj ose mbyllet me rrëmojëse.

Perimet priten në copa të mëdha dhe vendosen në tavë dheu.

Kriporen, u hidhen piper, specall, përzihen mirë. Në mes të tavës vendoset pula, mbi hidhen rozmarinë, vegetë, verë e bardhë dhe vaj ose copa gjalpi. Tava mbulohet me folie dhe futet në furrë të ftohtë. Kyçet furra në 225 gradë C dhe piqet 1. 1/2 orë. Para se të largohet nga furra, zbulohet dhe vazhdon pjekja edhe 10-15 minuta gjersa pula të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat