Supë kremoze patatesh

Ushqime

Supë kremoze patatesh

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Kjo supë ka aq pak përbërëss, por është aq e shijshme, saqë nuk më ka ndodhur akoma mos të ma pëlqejë njeri.

PËRBËRËSIT:  

5 patate mesatare, pluhur hudhre, 2 lugë gjelle gjalp,
3, 4 gota qumësht në varësi sa të trashë e doni, pak panna, arrë moskat për ta servirur, copëza buke të skuqur me pak vaj, kripë.

PËRGATITJA:

Si fillim zihen patatet me gjithë lëkurë. Ftohen pak, ju hiqet lëkura dhe kalohen në tenxheren e supës. Shtypen pak me pirun, shtohet gjalpi, qumështi, 1 majë luge pluhur hudhre, kalohen me mikser dore sa bëhet kremoze. Nëse e doni më të hollë shtoni akoma qumësht. Kalojeni në zjarr mesatar për 5- 10 min, duke e trazuar vazhdimisht dhe e keni gati. Rregullojeni me kripë.
Kur e servir unë preferoj t'i shtoj pak pana, arrë moskat edhe bar qepe ( shkon edhe me majdanoz). Për ta shoqëruar skuq ca kubike të vogla buke!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat