Ushqimi për në darkë u zgjidh, pite të skuqura të thjeshta dhe të shpejta

Ushqime

Ushqimi për në darkë u zgjidh, pite të skuqura të thjeshta dhe të shpejta

Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

• 500 miell semola • 12 g maja birre e freskët

• 10 g kripë • 1 lugë e vogël sheqer • 150 ml

ujë i vakët • 100 ml qumësht • 1 lugë vaj ulliri

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:

• 300 g djathë Mozzarella • 500 g salcë

domatesh me copa • rigon, 2-3 lugë vaj ulliri

• pak djathë Pecorino ose kaçkavall deleje

që keni, por me shije delikate ose djathë të bardhë

PËRGATITJA:

1Në një gotë hedhim majanë të tretur me 4 lugë ujë të vakët (marrim nga sasia që

kemi) dhe sheqerin. I përziejmë dhe i lëmë 5 minuta të pushojnë.

2Në një tas (ose në makinën e bukës apo në robot kuzhine) përziejmë miellin me kripën, bëjmë një gropë të vogël dhe hedhim majanë e tretur, qumështin, ujin dhe vajin. I punojmë mirë me dorë, derisa të kemi një brumë të butë e që nuk ngjit. Sipas nevojës mund të shtoni ose pak miell ose pak ujë.

3E presim lehtë brumin në sipërfaqe në formë kryqi, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të vijë për 2 orë në një vend të mbrojtur nga rrymat e ajrit.

4Pas kësaj kohe, pa e punuar, e ndajmë brumin në topa të vegjël, i mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe i lëmë të pushojnë për 30/40 minuta të tjera. Ndërkohë merremi me salcën. Presim djathin Mozzarella në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një sitë të vogël që të humbin lagështirën. Salcës me domate I hedhim kripë, 2-3 lugë vaj ulliri dhe rigon.

5 Topat e brumit i hapim me petës në formë të rrumbullakët, i mbushim në njërën gjysmë me salcë dhe Mozzarella, e palosim pjesën tjetër të petës dhe i mbyllim anësoret mirë me pirun, që mbushja të mos dalë gjatë skuqjes. I skuqim në tenxhere me shumë vaj luledielli, i heqim dhe i vëmë në një pjatë ku kemi shtruar letër furre dhe i hamë menjëherë.

SHËNIM: nëse nuk ju pëlqejnë të skuqura, pasi t’i keni bërë gati, piqini në tavën ku keni shtruar letër furre për rreth 20 minuta, në furrë të ngrohur më parë në temperaturën 200°C. Natyrisht, janë më të lehta se ato të skuqurat, por shija ndryshon. Disa prej tyre mund t’i mbushni me reçel ose Nutella, në vend të ëmbëlsirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat