Ushqimet të cilat mund të pregaditen shpejtë në formë të piresë

Ushqime

Ushqimet të cilat mund të pregaditen shpejtë në formë të piresë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 07:01
Ilustrim

Të preferuara për moshën: 8 muaj e tutje (për disa ushqime është cekur mosha e preferuar mbi 1 vjet)

Nëse keni dëshirë por nuk keni shumë kohë të pregaditni dicka të shëndetshme për ushqimet e para të fëmiut, janë disa ushqime të cilat mund të pregaditen lehtë dhe shpejtë dhe të cilat mund të shtypen me pirun në formë të piresë.

Pemët janë ndër ushqimet me vlera të mira ushqyese si ushqime të para të fëmiut. Ja një numër i pemëve të cilat mund të shtypen lehtë në formë të piresë dhe janë të përshtatshme si ushqime të para (përvec atyre të cilat janë të cekura për mbi moshen 1 vjeçare)

banane

pjepën

fiq të freskët (pjesa e brendshme)

pjeshka (të qeruara)

mango

kumbulla

molla (të ziera)

borovnicë (të përgjysmuera parase të shtypen)

dredhza (prej moshës 1 vjeçare e tutje)

kivi (prej moshës 1 vjeçare të përziera me pemë tjera)

papaja (anglisht: papaya)

kajsija të freskëta

Perimet gjithashtu mund t’i ipen fëmiut si ushqime të para. Sigurohuni paraprakisht që lëkura dhe farat të hiçen parase të servohen. Ja disa ideja se si mund të servohen një numër i perimeve në mënyrë të shpejtë:

patate e ziera

patate të ëmbla

bizele të ziera në avull

kungullesha të ziera në avull

avokado

karrota të ziera

kungull

oriz

makarona

pulë (e pregaditur mirë paraprakisht)

Të gjitha këto ushqime mund të kombinohen dhe të ruhen në mënyrë duhur ne frigorifer apo friz (nëse planifikohen të mbahen kohë më të gjatë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat