Mish qengji me perime

Ushqime

Mish qengji me perime

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Kjo gjellë mesdhetare e pranverës njihet ndryshe si Navarin ose ragoût në Francë. Ajo përgatitet me mish qengji dhe perime të stinës, që shtojnë një aromë të freskët dhe shije të veçantë. Pjatë vërtet e mirë dhe e përzemërt, perfekte për darkën e së dielës!

Përbërësit
800 gr mish qengji (tul)

1/2 gotë verë e kuqe

50 gr djathë i bardhë

1 kungull jeshil

1 karrotë

1 patate


1 qepë

1 domate

1 spec jeshil

1 patëllxhan

1 qepë e njomë

5 thelpinj hudhre

1 kërcell rozmarine

2 gjethe dafine

1 lugë rigon

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Udhëzimet
HAPI 1Presim mishin në kube të mëdha.

HAPI  2I skuqim mirë dhe më pas shtojmë perimet e prera në kube, derisa të zbuten.

HAPI  3I shuajmë me verën e kuqe dhe shtojmë erëzat dhe 1 litër ujë.

SHAPI  4E lëmë të ziejë për 1 orë e 30 minuta.

HAPI  5E heqim nga zjarri dhe vendosim djathin e bardhë të grirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat