Kek me kajsi, ëmbëlsira e shijshme e të dielës

Ushqime

Kek me kajsi, ëmbëlsira e shijshme e të dielës

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Tani është fiks periudha që fillojnë kajsitë, por nëse vendosni t’i bëni ëmbëlsirë merrni përsipër riskun që mund të jenë edhe të tharta, kështu që rezultati nuk është gjithmonë ai që prisni.

PËRBËRËSIT:

4 vezë
200 g sheqer
100 ml qumësht
150 g gjalpë
300 g miell
1 pluhur pjekës
Aromë bajame
15 kajsi
2 lugë sheqer
1 lugë gjalpë

PËRGATITJA: Rrahim vezët me sheqerin dhe shtojmë gjalpin e tretur edhe qumështin. Më pas shtojmë miellin bashkë me pluhurin pjekës. Shtrojmë brumin në tavë dhe sipër vendosim kajsitë. Sipër këtyre të fundit shtojmë sheqer edhe copa gjalpi. Pjekja me 180 gradë në furrë të parangrohur për 40 minuta. Ju bëftë mirë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat