Burani me spinaq dhe spec të kuq djegës

Ushqime

Burani me spinaq dhe spec të kuq djegës

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Burania është një pjatë e lehtë, por e pasur me vlera ushqyese. 

Një gatim tradicional, i trashëguar brez pas brezi e që përherë mbetet ndër më të preferuarat  e shqiptarëve.

PËRBËRËSIT: 2 kg spinaq i kulluar mirë nga uji dhe i copëtuaretuar me duar, 2 lugë gjelle oriz i zier, 2 lugë gjelle krem djathi, 150 g Parmigiano i grirë, 100g djathë Gouda i grirë, 4 vezë, vaj ulliri, kripë, piper, trumzë, rozmarinë dhe spec i kuq djegës.

PËRGATITJA: Kaurdisim spinaqin me vaj ulliri, kripë dhe piper. Shtojmë orizin dhe më tej kremin e djathit. Kur masa të jetë lidhur mirë, e kalojmë në tavë dhe ndezim furrën në 200•C.
Shtojmë sipër Parmigiano dhe Gouda. Krijojmë gropëza nëpër sipërfaqe dhe shtojmë vezët dhe erëzat e tjera. E vendosim në furrë të parangrohur me letër kuzhine 20 minutat e para dhe heqim letrën për 20 minutat e dyta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat