S’ka asnjë dyshim, ky është fruti më i miri i verës

Ushqime

S’ka asnjë dyshim, ky është fruti më i miri i verës

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Emri i parë që ju vjen në mendje si “frut vere” është ai më i miri! E dimë që po mendoni për shalqinin dhe jeni të saktë! Sipas nutricionistëve, shalqini konsiderohet si fruti më i mirë nga gjithë të tjerat gjatë verës.

Nuk ka sheqerna të dëmshme, i pakët në sodium, i pasur me gjithë nutrientët e nevojshëm dhe zgjedhja më e sigurtë që mund të bëni në çdo moment të ditës.

Po cilat janë përfitimet që marrim duke konsumuar shalqi?

1. Hidratant perfekt për organizmin gjatë muajve të nxehtë!

2.

Ju furnizon me energji para se të niseni për palestër!

3. Nëse objektivi juaj është të ruani peshën që keni apo të hiqni kilogram, jeni në rrugën e duhur. Shalqini ka pak kalori dhe mund të bëhet pjesë e çdo vakti tuaj.

4. Lëkura do t’ju shkëlqejë edhe më!

5. Përmirëson nivelet e kolesterolit dhe ndikon pozitivisht tek shëndeti i zemrës.

Po nëse e konsumoni në formë lëngu?

Sipas ekspertëve lëngu i shalqinit rekomandohet të konsumohet para aktivitetit fizik që muskujt ta rimarrin veten shpejt dhe ju të ndiheni më energjikë. Gjithsesi, duke qenë se përmban nivele të larta uji, edhe shalqini është më mirë të konsumohet si frut i tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat