Ja si të përgatisni spaghetti Carbonara

Ushqime

Ja si të përgatisni spaghetti Carbonara

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

200 g djathë (50 g per person, 30 g pecorino dhe 20 g parmigiano)
2 vezë të plota edhe 4 të verdha
200 g pancete 
Piper i zi i bluar
500 g makarona spaghetti

Kërcasinim pancetën derisa të bëhet krokante.
Ziejmë makaronat sipas udhëzimit në paketim.
Rrahim në tas vezët, djathrat dhe piperin e zi.

Kullojmë makaronat nga uji duke lënë vetëm pak në fund, i ftohim pak duke i përzier me pirun dhe shtojmë pancetën e kërcanisur edhe kremin e vezëve.

I përziejmë derisa të krijohet kremi dhe i shijojmë të nxehta me shumë piper të zi të bluar në çast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat