Sallata me qepë të njoma, domate dhe majdanoz

Ushqime

Sallata me qepë të njoma, domate dhe majdanoz

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Vendet e Lindjes së Mesme kanë një kulinari shumë të veçantë, me gatime interesante të shijshme dhe aromatike.

Kjo sallatë zakonisht përgatitet gjatë periudhës së Ramazanit në këto shtete. Ajo pasuron organizmin tuaj plot me perime, drithëra, barishte dhe shije.

Me shijen e Mesdheut, sallata është e freskët dhe një shpërblim për shqisat.

Si Të Përgatisni Krejt Lehtë Sallatën

Përbërësit:

Treçerek filxhan çaji vaj ulliri ekstra të virgjër

3 lugë gjelle lëng limoni të freskët

Treçerek filxhan çaji bulgur

2-3 tufa majdanoz të grirë hollë

2 domate të pjekura mirë

2 qepë të njoma

Treçerek filxhan çaji mente të freskëta

Kripë dhe piper sipas dëshirës.

Në një enë të vogël përzieni bashkë vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Më pas shtoni bulgurin dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta deri sa të zbutet.

Lajini majdanozin dhe qepët dhe thajini mirë.

Domatet pritini në copa të vogla dhe sigurohuni që të mos kenë fara apo lëng.

Merrni një tas të madh sallate dhe hidhni majdanozin, menten, qepën e njomë dhe copat e domates.

Përziejini mirë me njëri tjetrin dhe më pas shtoni bulgurin e zbutur në vaj ulliri dhe limon.

Shtoni kripë dhe piper dhe sipas dëshirës servireni duke e shoqëruar me sallatë jeshile

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat