Ushqimet që ndikojnë për humbje në peshë

Ushqime

Ushqimet që ndikojnë për humbje në peshë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Cilat janë ato bimë dhe ata artikuj ushqimorë, që janë ilaç i vërtetuar popullor për humbje në peshë? Kuptojeni edhe ju dhe humbni në peshë në mënyrë të shëndetshme.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është preparat i shkëlqyeshëm për humbje në peshë. Pos se "shkrin dhjamin", ndikon edhe në përshpejtimin e metabolizmit që paraqet faktorin më të rëndësishëm për ruajtjen e linjës vitale. Dietë e suksesshme nuk është ajo që bazohet për të vuajtur urie, por ajo që nxit shkrirjen e kalorive të konsumuara dhe zvogëlon ndjenjën e urisë.

SELINO

Selino është bimë për të cilën thuhet se ka kalori negative, çfarë do të thotë në të vërtetë kjo? Kjo do të thotë se për tretjen e selinos nevojiten shpenzuar më shumë kalori se sa që ajo përmban në veten e saj. Sugjerohet si ushqim për humbje në peshë, sepse krijon ndjenjën e ngopjes me zero kalori të marra.

THELBI I ULLIRIT

Thelbi i ullirit është shumë i përdorshëm për humbje në peshë, kur të keni konsumuar ullinjtë, përtypni edhe ndonjë thelb, sepse në masë të madhe do ta zbut ndjenjën e ngopjes sepse i nevojitet një kohë më e gjatë për t'u tretur. Me këtë rast do të pakësojë sekretimin e vrerit në lukth dhe do të krijojë ndjenjë të mirë në stomak.

VAJI I KOKOSIT

Vaji i kokosit në masë të madhe zvogëlon oreksin, e kontrollon më së miri urinë nga të gjitha yndyrat tjera. Nëse e konsumoni ushqimin e përgatitur me këtë vaj për një kohë më të gjatë do të jeni të ngopur dhe nuk do ta ndjeni urinë midis shujtave. Me vetë këtë fakt, vaji i kokosit ofron ndihmë dhe është preparat indirekt që ndikon në humbjen në peshë.

MJALTI DHE KANELLA

Për çdo mëngjes, gjysmë orë para kafjallit, në barkun e uritur dhe në mbrëmje para gjumit, merrni përzierjen nga njësi të barabarta të mjaltit dhe kanellës, të përzier në një gotë uji të vluar paraprakisht. Me këtë terapi nuk ju lejohet yndyrave që të akumulohen në trupin tuaj.

ÇAJI I GJELBËR

Kafeina e cila gjendet në çajin e gjelbër kufizon absorbimin e yndyrave dhe e shton aftësinë e trupit që t'i shkrirë kaloritë e konsumuara, prandaj gjithnjë e më shumë përdoret si preparat për humbje në peshë. Ky lloj i çajit nuk ka efekte të padëshiruara anësore, pos se njerëzit që janë tepër të ndjeshëm ndaj kafeinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat