Kjo është koha e duhur për të konsumuar vaktin e mëngjesit dhe darkës

Ushqime

Kjo është koha e duhur për të konsumuar vaktin e mëngjesit dhe darkës

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

E vërteta është se koha kur ushqehemi është po aq e rëndësishme sa ushqimi që konsumojmë. Këtë e konfirmon Universiteti i Surrey, sipas hulumtimeve që ka bërë.

Pjesëmarrësit në studim, të cilët ishin të ndarë në dy grupe, mund të hanin çdo lloj ushqimi, që dëshironin gjatë ditës.

Disa persona i konsumuan vaktet në kohën që e kishin zakon të ushqehen gjatë gjithë jetës, ndërsa grupi tjetër konsumonte mëngjesin 90 minuta më vonë sezakonisht dhe darkën 90 minuta më parë se zakonisht.

Rezultatet treguan se ata që ndryshuan kohën e vaktit humbën dy herë më shumë yndyrë trupore dhe hëngrën më pak ushqim se të tjerët.

“Megjithëse është një studim i vogël, ai na ka dhënë një pasqyrë të paçmuar se si ndryshimet e vogla në kohën e vaktit tonë mund të kenë përfitime për trupin tonë”, tha studiuesi kryesor Dr. Jonathan Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat