Ushqimet për linjë të përsosur

Ushqime

Ushqimet për linjë të përsosur

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Pos përkushtimit, rruga deri në top-formë është shumë më e lehtë duke konsumuar ushqime dhe pije të caktuara Uji nuk ka kalori, nxit shkëmbimin e materieve, ulë insulinën dhe e bllokon urinë. Vezët janë të pasura me aminoacide dhe po ashtu e krijojnë ndjenjën ngopjes, e ajo që tërheq në konsumimin e tyre është se lehtë përgatiten.

- Jogurti grek - Përmban proteina që treten lehtë, e përdorimi i tij siguron ngopje më të madhe. Bëhet për probiotik, që e rrit rezistencën ndaj inflamacioneve dhe e eliminon stresin. - Çokollata - Zbut stresin, pasi që në çokollatë sekretohet hormoni i lumturisë, e në kombinim me qumësht tretet më gjatë dhe n ngop më shumë.

Sipas nutricistëve, nëse dëshironi të humbni në peshë, duhet të hani edhe perime me gjethe të gjelbër. Që e parandalojnë urinë dhe me fibrat e veta na mbron nga shumë sëmundje.

- Vezët - Mund t'i konsumoni për kafjall, drekë, darkë dhe për zamra. Përgatiten lehtë dhe në shumë mënyra. - Uji - Pini brenda një dite të vetme midis 8-10 gota ujë, e kur të ushtroni dhe të djersiteni më shumë 10-12 gota me ujë në ditë. Duhet të ushtroni së paku tri herë në javë, nga 45 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat