Kotëletë viçi

Ushqime

Kotëletë viçi

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

• 8-10 kotëleta të prera viçi 

• 3 lugë vaj 

• 1 dcl supë, • 3 domate 

• 100 gr kërpudha

• kripë, piper majdanoz.

Kotëletat kriporen, u hidhen piper dhe vaj. Përzihen mirë dhe ena mbulohet në mënyrë që kotëletat të marinohen për 1-2 orë. Furra kyçet në 200 gradë C. Në tigan të nxehur mirë, fërgohen kotëletat nga të dyja anët nga 3-4 minuta, pastaj vendosen në enë ku do të piqen dhe futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur edhe 10 minuta.

Ndërkohë në lëngun e lëshuar nga skuqja, shtohet një lugë zhele nga rrushi i serezit dhe përzihet vazhdimisht gjersa të shkrihet. Kësaj mase i shtohen domatet e qëruara dhe të prera në copa.

Shtohen edhe kërpudhat dhe zihen gjersa të jenë zbutur. Masa e përgatitur hidhet mbi mish dhe shërbehet e nxehtë me perime të ziera ose pomfri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat