Tartë me domate edhe djathë

Ushqime

Tartë me domate edhe djathë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN: 300 g miell, 100 ml vaj ulliri
120 ml verë e bardhë dhe 1 lugëz kripë.

Formojmë brumin duke bashkuar miellin, vajin e ullirit, verën e bardhë, kripën dhe e lëmë të pushojë 30 minuta. E hapim në tavë duke veshur edhe anët me brumë. E shpojmë me pirun edhe e vendosim në pjekje për 15 minuta në 200 gradë.

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN: 3 vezë, 3 lugë ajkë e freskët, 300 g djathë i bardhë, piper i zi, borzilok dhe domate qershi.

PËRGATITJA: Formojmë brumin duke bashkuar miellin, vajin e ullirit, verën e bardhë, kripën dhe e lëmë të pushojë 30 minuta. E hapim në tavë duke veshur edhe anët me brumë. E shpojmë me pirun edhe e vendosim në pjekje për 15 minuta në 200 gradë.
Ndërkohë që piqet brumi, në tas rrahim vezët me ajkën, piperin, djathin e thërmuar edhe borzilokun. Të gjithë masën e hedhim mbi brumin e pjekur edhe vendosim sipër domatet. Shtojmë pak vaj ulliri edhe e pjekim për 40 minuta me 180 gradë sa të marri ngjyrë. E ftohim para se ta presim edhe e dekorojmë me gjethe borziloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat