Gjoks pule me salcë të bardhë dhe kërpudha

Ushqime

Gjoks pule me salcë të bardhë dhe kërpudha

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: gjoks pule, 2 thelpinj hudhër, miell, miks erëzash( piper të zi, spec i kuq, fara speci, djegës, rigon, hudhër pluhur), vaj ulliri, limon, lëng pule, kripë, gjalpë dhe kërpudha.

PËRGATITJA: E kalojmë gjoksin e pulës në miell dhe e skuqim sa të marë ngjyrë të artë. Largojmë mishin dhe shtojmë në tigan vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle miell, hudhrat e shtypura dhe erëzat.

Nuk e lëmë miellin të ndryshojë ngjyrë, por i shtojmë lëngun e pulës, pak lëng limoni dhe i përziejmë mirë dhe e bashkojmë me mishin. rikthejmë mishin në tavë dhe e vendosim në furrë që të marë ngjyrë.

Kërpudhat thjesht i pjekim në tigan me hudhra të copëtuara, trumzë dhe gjalpë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat