Kallamarë të mbushur me ullinj

Ushqime

Kallamarë të mbushur me ullinj

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Përbërësit: 4-5 kallamarë (të pastruar), 300 g djathë, 3 domate, 2 thelpinj hudhër, 100 g ullinj, 1 limon, kripë, piper, rigon dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Kallamarët i pastrojmë nga pjesa e brendshme dhe i ndajmë nga tentakulat dhe 'krahët' (të cilat i presim hollë dhe i përdorim për mbushjen). Në një tas bashkojmë djathin e copëtuar, 2 domate të vogla të prera në kubikë të vegjël, 2 hudhra, ullinjtë të prerë në copëza, lëngun e një limoni, rrigon, piper dhe 2 lgj vaj ulliri. I përziejmë.

Shtojmë tentakulat dhe krahët e kallamarëve të prera po ashtu në copëza të vogla. Mbushim kallamarët dhe më pas grykën e zëmë me kunja që mos të dalë mbushja Në një tavë shtrojmë disa feta domate (edhe me salcë domate mund ta provoni), dhe sipër tyre vendosim kallamarët e mbushur.

I pjekim në temperaturë 200⁰C për afërsisht 30 minuta. 10 minutat e para të mbuluar. Mund të shërbehen si meze ose lëngun ta përdorni për të shoqëruar makaronat. Fundja fare mund ti hyni edhe me bukë, e sigurt që është për të lëpirë gishtat.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat