Ja si t'i bëni gurabijat 10 lekëshe

Ushqime

Ja si t'i bëni gurabijat 10 lekëshe

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Ju ka marrë malli për “pasta sy” ose “gurabija 10 lekëshe”? Janë shumë të thjeshta, mjaftojnë pak përbërës dhe të shijojnë shumë. 

PËRBËRËSIT: 3 vezë, 4 lugë gjelle me mjaltë, 1 gotë sheqer, 4-5 lugë vaj, 4 gota miell, 1 lugëz sodë buke, 1 e verdhë veze dhe reçel për t'i lyer gurabijet sipas dëshirës.

PËRGATITJA: Në tas përziejmë miellin edhe sodën. Në një enë tjetër rrahim derisa të tretet sheqeri: vezët, mjaltin, sheqerin edhe vajin.

Bashkojmë të dy përmbajtjet edhe formojmē brumin të cilin e hapim me trashësi 0,5 cm , e ndajmë me forma, i vendosim në tavë edhe i lyejmë sipër me të verdhe veze edhe pak reçel në mes. Piqini me 180 gradë për 10-15 minuta derisa të marrin ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat