Pse gjithmonë duhet të keni një gotë ujë para menysë kryesore, çfarë mendojnë ekspertët

Ushqime

Pse gjithmonë duhet të keni një gotë ujë para menysë kryesore, çfarë mendojnë ekspertët

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Një prej zakoneve në botën e mikpritjes është zakoni për t’u shërbyer mysafirëve një gotë ujë.

Amerikanët kanë një gjë në lidhje me të. Pavarësisht nëse jeni në një bar, darkë apo restorant, para se të shihni menynë është dikush i cili duke buzëqeshur mbush gotën tuaj të ujit duke pyetur: “Si kaloni sot”

Mirëpo është sikur nuk ka rëndësi për neve, pasi pse do të doje ujë, kur mund të kesh diçka që nuk është falas? Si të tillë, ne ndonjëherë përfundojmë duke harruar ta kërkojmë atë. Këtu, ekspertët ndajnë mendimet e tyre se pse servimi i ujit është një skenar fitues, çfarëdo që të jetë në gotën tuaj tjetër.

Trajneri personal dhe themeluesi i Jemma’s Health Hub, Jemma Thomas thotë: “Të kesh një gotë ose ujë mes pijeve alkoolike është mënyra perfektë për tu moderuar dhe për tu siguruar që të mos e teproj. Alkooli ju dehidron, është një diuretik, që do të thotë se ju bën të shkoni më shpesh. Pra, nëse doni të shmangni, uji po ju ndihmon dhe po ju mban të hidratuar. ”

Se uji ju bën të ndiheni të mirëpritur e thotë ambasadorja e markës globale për Bacardi Rum, Dickie Cullimore.,: “Kur hyni në një lokal dhe ju jepet një gotë ujë edhe para se të porosisni një koktej, është një mirënjohje. Është një nga aktet më të vjetra të mikpritjes. Nëse ktheheni në kohën e Kryqëzatave, do të kishit vende ku pelegrinët e dinin se mund të merrnin ujë të pastër falas “.

Uji plotëson verën thotë themeluese e Cellar d’Or, Victoria Daska “Në restorantet amerikane, është standarde të marrësh ujë para se të shikosh listën e pijeve dhe gota juaj do të mbushet gjatë gjithë vaktit. Kështu që ju jeni duke shijuar verën tuaj, duke mos e pirë atë nga etja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat