Patatet: Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore

Ushqime

Patatet: Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:55
Ilustrim

Patatet jeshile janë helmuese sepse përmbajnë alkaloidë, si solaninë dhe arsenik, të cilët në mbidozë mund të jenë fatale. Pjesa jeshile në lëkurën e patates është klorofil dhe tregon se patatja është ekspozuar në dritën ku toksina natyrore e patates, solanina, është koncentruar në mënyrë të dëmshme 

Patatja, e cilësuar edhe si “mbretëresha” e bimëve barishtore është një aleate e fuqishme për shëndetin tonë. Përmban potasium, vitaminë C, karbohidrate, shumë e mirë për të neutralizuar diabetin, ndihmuar kockat dhe hidratuar lëkurën.

Përfitimet

Patatet rezultojnë të pasura me vitaminë C, përmes së cilës organizmi jonë bën të mundur riparimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Prania e potasiumit i bën ato shumë të vlefshme në luftën kundër hipertensionit. Fetat e patateve janë të shkëlqyera edhe në rast të djegieve të vogla, ndërsa mielli i patates mund të jetë i vlefshëm për të hidratuar lëkurat e thata. Ndihmojnë jashtëzakonisht aparatin tretës, janë “bashkëpunëtore” kundër formimit të hemorroideve, në rast gastriti apo të ulcerave të stomakut dhe kolitit. Patatet janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, tejet të këshillueshme për kë vuan nga diabeti. Karbohidratet komplekse në fakt duhet të shpërbëhen në sheqerna të thjeshtë përpara se të jenë gëlltitur që të hyjnë në qarkullim në mënyrë të ngadaltë, për të kontribuar kështu në mbajtjen më të gjatë të glicemisë. Patatet të japin ndjesinë e ngopjes, çka ndihmon në mbajtjen nën kontroll të urisë dhe humbjes së peshës. Prania e shumë vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse patatet bëjnë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.

Tretja

Meqë patatet përmbajnë karbohidrate, ato treten lehtë dhe lehtësojnë tretjen. Kjo veti i bën patatet një ushqim të mirë për pacientët, foshnjat dhe për ata që nuk tresin dot ushqimet e forta, por që kanë nevojë për energji. Por të kujtojmë se nëse hahen shumë patate rregullisht mund të shkaktojë aciditet në afat të gjatë. Patatet gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash.

Kujdesi i lëkurës

Vitamina C, vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink janë të vlefshme për lëkurën. Përveç kësaj, tuli i shtypur i patates i përzier me mjaltë shërben për një fytyrë të shkëlqyer, për qeskat poshtë syve dhe për njollat në fytyrë. Përsëri, kjo masë nëse aplikohet në vendet e djegura jep një lehtësim të shpejtë.

Reumatizma

Vitaminat, kalciumi dhe magnezi në patate ndihmojnë për një lehtësim në reumatizëm. Uji i marrë nga patatet e ziera jep gjithashtu një lehtësim. Por për shkak të përmbajtjes së lartë të niseshtesë ose karbohidrateve, ajo tenton të rrisë peshën e trupit, gjë e cila mund të jetë me efekte negative te pacientët reumatikë.

Ftohja

Patatet janë shumë efektive në inflamacionin e brendshëm apo të jashtëm. Ato heqin inflamacionin te zorrët dhe sistemin e tretjes dhe janë një ushqim i mirë për ata që kanë ulcerë në gojë. Patatet e shtypura mund të aplikohen për të lehtësuar inflamacionet e jashtme, djegiet etj.

Truri

Funksionimi i duhur i trurit varet shumë nga niveli i glukozës, i furnizimit me oksigjen, nga disa përbërës të kompleksit B, nga disa hormone, aminoacide dhe acidet yndyrore, siç është omega-3. Patatja mbulon pothuajse të gjitha nevojat e përmendura më lart. Ajo është e pasur me karbohidrate dhe mban në nivele të duhura glukozën në gjak, e cila nuk lë për lodhje trurin dhe e bën atë aktiv. Oksigjeni i cili dërgohet në tru me anë të hemoglobinës në gjak ka përbërës kryesor hekurin. Patatet përmbajnë shumë hekur dhe kështu ndihmojnë për këtë funksion gjithashtu. Fosfori dhe zinku të gjetur në patate, janë të vlefshme për trurin.

Sëmundjet e zemrës

Përveç vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave, patatet përmbajnë substanca të quajtur karotenoid (lutein, zeaxanthin etj.), të cilat janë të dobishme për zemrën dhe organet e tjera të brendshme. Por përsëri, patatja ngre nivelin e glukozës në gjak dhe konsumimi i tepërt mund të çojë në trashje, gjë e cila mund të vërë në presion të madh zemrën dhe nuk rekomandohet për njerëzit e dhjamosur dhe diabetikë.

Gurët në veshka

Gurët në veshka janë shkaktuar kryesisht nga niveli i lartë i acidit urik në gjak. Në raste të tilla, proteinat duhet të shmangen, veçanërisht proteinat shtazore, të tilla si mishi, gjel deti, karkaleca deti, peshqit e detit, vezët, qumështi si dhe spinaqi, fasulet, të cilat në mënyrë drastike rritin nivelin e acidit urik në gjak. Hekuri dhe kalciumi gjithashtu ndihmojnë në formimin e gurit. Patatja është e pasur me të dyja këto dhe normalisht nuk përshtatet nga kjo pikëpamje. Por kjo është shumë e pasur me magnez, i cili refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) në veshka dhe indet e tjera, duke e bërë të dobishëm kundër formimit të gurëve.

Diarreja

Patatja është një ushqim i pasur me energji për ata që vuajnë nga diarreja, pasi patatet treten lehtë si dhe janë të buta. Por një konsumim i madh mund të shkaktojë diarre për shkak të gëlltitjes së tepërt të niseshtesë.

Antitumoral

Lëngu i patates është një trajtim i mirë për djegiet, plagët, ndrydhjet, problemet me lëkurën, ulcerat, efektet e narkotikëve, kancerit të mitrës kundër formimit të cisteve ose tumoreve.

Kujdes!

Nga ana tjetër, duhet kujdes kur hani patate. Patatet jeshile janë helmuese sepse përmbajnë alkaloidë, si solanine, chaconine dhe arsenik, të cilët në mbidozë mund të jetë fatale. Pjesa jeshile në lëkurën e patates është klorofil, por ky klorofil tregon se patatja është ekspozuar në dritën ku toksina natyrore e patates, solanina është koncentruar në mënyrë të dëmshme.

Vlerat ushqyese të patateve për 100 gr

100 g patate përmbajnë 85 kcal / 354 kj

Ujë 78,50 g

Karbohidrate 17,90 g

Sheqer 0,4 g

Proteinë 2,1 g

Yndyrë 1 g

Kolesterol 0 g

Fibra 1,6 g

Potasium 570 mg

Hekur 0,6 mg

Kalcium 10 mg

Fosfor 54 mg

Magnez 28 mg

Zink 1,24 mg

Bakër 0,19 mg

Vitaminë B1 0,1 mg

Vitaminë B2 0,04 mg

Vitaminë B3 2,5 mg

Vitaminë A 3 µg

Vitaminë C 15 mg

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat