Byrek me gjizë, dhe me vezë e ujë të gazuar

Ushqime

Byrek me gjizë, dhe me vezë e ujë të gazuar

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

I ramë për shkurt drekës sot me një byrek të shpejtë, kuptohet me petë të gatshme. Ky është byrek që bëhet gati për maksimumi 10 minuta (+ pjekjen) dhe të nxjerr nga situata qoftë kur të ka shkuar mendja për byrek apo kur të vijnë miq e do t’i kënaqësh pa u lodhur shumë. Mezi e prita sa u poq dhe ç’të haje. Herën tjerë kur e garova, zëvendësova dhjathrat me gjizë kremoze dhe rezultati ishte super. 

Përbërësit

(për një tepsi me diameter 30 cm): Petë të gatshme (jo te pjekura) – duhen 9 fije petë, gjysmë kg gjizë djathi pa kripë, 1 gotë kos - 250 ml, pak vaj ulliri, 1 lugë çaji kripë, 3 kokrra vezë dhe 1 gotë ujë i gazuar (250 ml) ose ujë soda.

Përgatitja : 

Për mbushjen ose gjellën e byrekut përziejmë mirë gjizën, kripën, kosin. Lyejmë tepsinë me vaj. Shtrojmë 3 petë dhe sipër hedhim gjysmën e mbushjes. Më pas shtrojmë 3 petë të tjera dhe vendosim pjesën e mbetur të mbushjes, e shtrojmë me lugë dhe e mbulojmë me 3 petë. E presim byrekun në copa. Përziejmë  vezët me pirun, shtojmë dhe ujin e gazuar tek vezët dhe ia hedhim përsipër byrekut. E lëmë 10 minuta që të depertojë përzierja e vezëve nëpër petë dhe pastaj e futim në furrë të ngrohur.  E pjekim 30-40 minuta në 200 gradë ose derisa të ketë marre ngjyrë të kuqërremtë përsipër. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat