Kek me çokollatë të zezë dhe pa miell

Ushqime

Kek me çokollatë të zezë dhe pa miell

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Mund t'ju them pa hezitim se kjo recetë është perfekte për këdo që dashuron çokollatën e zezë. Përveç kësaj, është shumë herë më e mirë nga sa mund të duket në foto.

Përbërësit: 

150 g çokollatë e zezë (60-70% kakao), 4 vezë, 80 g gjalpë, 2 lugë gjelle kakao (afërsisht 80 g), 1/2 gote sheqer (afërsisht 100 g).

Përgatitja:

 Presim gjalpin dhe çokollatën në kubikë. I shkrijmë në banjëmari. E lëmë të ftohet pak. Bashkojmë të verdhat e vezëve me kakaon sa të përftohet një masë e njëtrajtshme. Shtojmë çokollatën e shkrirë dhe i përziejmë bashkë. Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer me rrahës elektrik, deri sa të krijohet shkuma e qëndrueshme dhe vëllimi të jetë trefishuar. Shtojmë shkumën e vezëve te masa e çokollatës dhe i përziejmë ngadalë. Masa do të marrë formën e një musi çokollate. E shtojmë masën në tavën e pjekjes dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për 27-30 minuta. Më pëlqen ta shoqëroj me mjedra ose fruta pylli pasi shija e tyre e athët kombinohet më së miri me çokollatën e zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat