Supë me domate

Ushqime

Supë me domate

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Përbërësit (për 4-5 persona): 

· 1 qepë e mesatare e prerë hollë · 2-3 thelpinj hudhër e grirë · 1 kg domate të pjekura mirë të cilave u kemi hequr lëkurën · 2 filxhanë çaji lëng mishi pule ose viçi, ose ujë · 2 lugë gjelle gjalpë · 2 lugë gjelle vaj ulliri · 2 lugë gjelle miell gruri · 2 gjethe dafine · disa gjethe borzilok · 1 majë luge rigon i thatë · 2 lugë çaji sheqer · 1 lugë çaji kripë · pak spec djegës (opsional)

Përgatitja: 

Në një tenxhere të mesme, skuqim pak qepën në vajin e ullirit derisa të zbutet. Shtojmë domatet të cilat i kemi prerë trashë, pasi i kemi pastruar nga lëkura dhe pjesa e fortë (aty ku këputen nga kërcelli). Hedhim lëngun e mishit ose ujin, dafinën, sheqerin, kripën, hudhrat, spec djegës nëse preferojmë. E vendosim të ziejë në zjarr mesatar. Ndërkohë tretim miellin në pak ujë sa të mos mbeten kokrriza dhe e shtojmë në tenxhere. E lemë supën të ziejë për rreth 20-25 minuta. Në minutat e fundit të zierjes shtojmë gjethet e borzilokut dhe gjalpin. Heqim gjethet e dafines dhe me një grirës dore e bëjmë supën pure brenda në tenxhere.
Për ta servirur mund të shtoni në secilën pjatë pak pana ose vaj ulliri.
Shoqërohet me bukë të thekur mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat