Receta e tortës së famshme gjermane

Ushqime

Receta e tortës së famshme gjermane

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Për tortën zgjodhëm recetën gjermane me biskota edhe krem nga Dr.Oetker, me shije vanilje dhe çokollate. Lart e kam zbukuruar me lajthi të pjekura, boronica të kuqe edhe dekore sheqeri.

PËRBËRËSIT: 

600 ml qumësht, 600 g biskota, 400 g qumësht kutie noy noy, 2 paketime dr. Oetker për torta vanilje edhe çokollatë.

PËRGATITJA: 

Shtypni ose thërmoni biskotat. Rrihini për 3 minuta sipas udhëzimit në paketim kremin e vaniljes edhe çokollatës. Lagni biskotat e thërmuara me qumështin noy noy. Filloni e shtroni në tavë sipas dëshirës shtresat me biskota edhe krem. Në fund e dekoroni me lajthi të pjekura edhe flokë sheqeri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat