Qofte të mbushura me mazër

Ushqime

Qofte të mbushura me mazër

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Masa e qofteve është sikurse masa e biftekëve me mish të bluar. Masa ndahet në copa pak më të mëdhta se qoftet e zakonshme. Çdo copë hapet në formë pete të rrumbullakët me trashësi 1 centimetër.

Në mes vendoset nga një lugë e mesme mazë, mblidhet nga të dyja anët, bashkohen dhe shtypen me dorë, duke i dhënë formë të rrumbullakët ose vezake.

Qoftet e mbushura kalohen në miell, vezë të tundura, galetë dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë nga të dyja anët.

Shoqërohen me ajkë, qepë të njoma, sallatë të gjelbër dhe perime të ziera, të kombinuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat