Receta për ëmbëlsirën fantastike!

Ushqime

Receta për ëmbëlsirën fantastike!

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 06:52
Ilustrim

Dita Botërore e Tiramisusë festohet të dielën e 21 marsit. Një nga ëmbëlsirat më të dashura dhe të kërkuara në botën e kuzhinës italiane, me një emër universal, asnjëherë i përkthyer në gjuhë të tjera. Në vitin 2019, receta e Tiramisusë ishte më e klikuara në motorët e ndryshëm të kërkimit në internet. Fjala Tiramisù rrjedh nga "TIRA-MI-SU", që do të thotë ngre. Emri origjinal i kësaj ëmbëlsire të shijshme rrjedh nga dialekti venecian "Tiremesù", i ndryshuar më pas në Tiramisù. Sipas traditës historike veneciane, Treviso është vendlindja e kësaj ëmbëlsire dhe nga ky djep ajo u përhap në të gjithë Italinë e më pas në të gjithë botën. Ka disa mënyra për të gatuar tiramisu, por ne po ju tregojmë njërën prej tyre. Përbërësit:

3 pako bistota për tiramisu

3 vezë

100 gram sheqer

200 ml pana

1 maskarpone

2 filxhanë kafe (ose kakao) holluar me 200 ml ujë ose qumësht

dy banane (sipas dëshirës)

Në fillim ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe i rrahim në një enë. Pasi të jetë formuar masa homogjene, e vendosim në frigorifer. Po kështu rrahim edhe panën me rrahësen elektrike në një tjetër tas derisa të bëhet një masë homogjene. Në një tjetër enë, rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin. Pasi t’i kemi rrahur për të paktën 5 minuta shtojmë maskarponen dhe i rrahim sërish. Më pas nxjerrim nga frigoriferi të bardhat e vezëve dhe i bashkojmë së bashku me panën. Në fund do të bashkojmë të dyja masat e krijuara, por ky është një proces që duhet bërë me ngadalë, pasi kremi i formuar nuk duhet të jetë i lëngshëm. Hedhim panën me të bardhën e vezëve në enën tjetër pjesë-pjesë dhe i përziejmë ngadalë. Ndërkohë kremi është gati.

Mirë është që kafeja së bashku me qumështin ose ujin të ngrohet pak, kështu biskotat do të zbuten më lehtë. Në një tavë shtojmë pak nga kremi që përgatitëm dhe më pas një shtresë me biskota fillimisht duke i njomur me kafe.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe fruta, ku në këtë rast kemi përdorur bananen. Vijoni njësoj edhe me shtresën tjetër. Në fund spërkateni me pak kakao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat