Kek i shijshëm me çokollatë

Ushqime

Kek i shijshëm me çokollatë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Përbërësit

1 1/2 kupë (filxhan, gotë) miell
150 gr gjalpë i zbutur
3/4 kupë sheqer (më pak nëse nuk e preferoni shumë të ëmbël)
3 vezë
Pak kripë
Pak vanilje
Lëkurën e 1 limoni dhe 1 portokalli
1 lç pluhur pjekie

Pregatitja:

1. Rrahim gjalpin me sheqerin deri sa të tretet plotësisht
2. Shtojmë vezët 1 nga një si dhe esencën e vaniljes
3. Shtojmë miellin dhe pluhurin e pjekies dhe pak kripë
4. Në fund shtojmë lëkurën e limonit dhe portokalles
5. E hedhim masën në formë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 45-50 minuta (bëni provën e kunjës)

P.s: nëse dëshironi mund të shkrini pak çokollatë në banjomari dhe ta shtoni sipër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat