Ushqimet që duhet të konsumoni gjithsesi gjatë ndrrimit të stinëve

Ushqime

Ushqimet që duhet të konsumoni gjithsesi gjatë ndrrimit të stinëve

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Ekspertët e mjekësisë popullore besojnë se era ka fuqinë të sjellë shumë sëmundje nëse trupi nuk është i mbrojtur.

Ndryshimi i stinëve kërkon shumë harmoni mes trupit dhe ushqyerjes. Trupi duhet përshtatur me ndryshimet e motit, temperaturën, erën dhe të ftohtin.

Me ardhjen e vjeshtës, era bëhet më e fortë. Pjesa më e brishtë e trupit që priret të preket nga sëmundjet është qafa, shpina, kraharori.

Vjeshta mund të sjellë probleme shëndetësore por edhe një bollëk perimesh dhe ushqimesh që e mbrojnë organizmin. Këtu përfshihen zhardhokët, kungulli, qepa, hudhra, dardhat, mollët, arrorët, farat, erëzat dhe barishtet.

Në vjeshtë moti është krejt  i paparashikueshëm duke e bërë tranzicionin mes verës dhe stinës së re pak të vështirë.

Për ta bërë këtë kapërcim nga ditët e nxehta në ato të freskëta e të turbullta, njeriu mund të shfrytëzojë ushqimet e mëposhtme:

Xhenxhefili ngroh dhe qetëson stomakun duke lehtësuar tretjen. Ai ndihmon në nxjerrjen e toksinave nëpërmjet sekrecioneve dhe lufton inflamacionin e dëmtimet në mëlçi. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj por edhe ta përfshini në gatime të ndryshme.

Mjalti ushqen dhe mbron mushkëritë dhe shpërbën sekrecionet. Ai zbut fytin dhe kollën.

Dardhat janë një frut që nuk duhet të mungojnë në regjimin ushqimor të këtij ndryshimi stinor. Ato zbusin fytin dhe mbrojnë mushkëritë.

Kanella është erëz fantastike lufton të ftohurën dhe dhimbjet e saj. Ajo përmban plot antioksidantë që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë zemrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat