Si të përgatisni saganaki me karkaleca?

Ushqime

Si të përgatisni saganaki me karkaleca?

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Kjo është nga ato recetat e thjeshta dhe shumë të shijshme, që mund ta shijoni pa qenë nevoja të shkoni në Greqi. Përgatitet shpejt, mund ta gatuani në tavë ose tigan me kapak. ⠀

PËRBËRËSIT: 

400 g karkaleca të qëruara, 200 g djathë Feta, 1 filxhan salcë domatesh, gjysmë kokërr qepë, 2 thelpinj hudhra, majdanoz, vaj ulliri, verë të bardhë, kripë dhe piper.⠀

PËRGATITJA: 

Në një tigan skuqim në vaj ulliri fillimisht qepën dhe hudhrën. Shtojmë karkalecat, i skuqim për pak minuta duke shtuar pak kripë, piper dhe i shuajmë me pak verë të bardhë nëse duam. Pasi vera ka avulluar shtojmë salcën e domates, pak ujë dhe i lëmë karkalecat të ziejnë në me salcën. Në fund shtojmë djathin feta duke e thërmuar dhe të shkrijë bashkë me salcën. Në fund shtojmë majdanoz të freskët dhe djathë të freskët. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat